Vazhdon puna për hartimin e Kornizës Ligjore për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor

May 01, 2025

Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e dokumentacionit ekzistues ligjor dhe identifikimin e elementeve që lidhen me integrimin e perspektivës gjinore në menaxhimin e financave publike. Gjatë diskutimeve u prezantuan dhe u analizuan fushat e identifikuara nga legjislacioni për auditim, përfshirë dispozitat që ofrojnë hapësirë për auditimin e ndjeshëm gjinor.

Po ashtu, pjesë e prezantimit dhe diskutimit ishin edhe elementet dhe fushat relevante të ligjit për financat e pushtetit lokal dhe legjislacionit për prokurimin publik, të cilat paraqesin mekanizma të rëndësishëm për zbatimin praktik të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në institucionet publike.

Në takim u trajtuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me auditimin e politikave dhe programeve publike nga perspektiva gjinore, si dhe u theksua nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve përkatëse në mënyrë që Korniza Ligjore për BPGJ të jetë e qartë, funksionale dhe e zbatueshme.

Punëtoria u mbështet me asistencë teknike nga Un Women në Kosovë.