
Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Obiliqit dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women po mbajn trajnim një ditor për "Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës".
Gjatë trajnimit janë prezantuar format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj. Trajnimi u ndjek nga 15 zyrtar të kësaj komune.