Agjencia për Barazi Gjinore ka zbatuar masën e ndërmarrë nga Qeveria e RKS Vendimi nr. 04/197 (të datës 29 mars 2024) Masa 1.7 – Skema e Garantëve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

June 20, 2024

Agjencia për Barazi Gjinore ka zbatuar masën e ndërmarrë nga Qeveria e RKS Vendimi nr. 04/197 (të datës 29 mars 2024) Masa 1.7 – Skema e Garantëve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, duke mbështetur 31 familjare- gra dhe vajza, të familjeve përfituese të pensioneve për familjar të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me shumën totale 119,460.00 euro.

Kjo mbështetje do të ndikojë në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të këtyre familjeve cilat janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e: bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, shpezëtarisë, agrikulturës, artizanateve, trashëgimisë kulturore etj. Kjo iniciativë mbështetëse bazohet në platformën kombëtare - Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i cili ne shtyllën e tretë të tij i dedikohet specifikisht zbatimit te Konventës ’’ Gratë, Paqja dhe Siguria’’ e cila njeh humbjen e viktimave civile te afektuara nga lufta, ndër të tjerë edhe kategorisë se familjeve qe kane familjare/e të zhdukur .