Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me mbështetje nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, kanë organizuar sot një punëtori për Zyrtaret për Barazi Gjinore me temën "Ndërmjetësimi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve

August 14, 2024

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, me mbështetje nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, sot  organizuan një punëtori të rëndësishme për Zyrtaret për Barazi Gjinore me temën "Ndërmjetësimi si Mekanizëm Alternativ për Zgjidhjen e Kontesteve". Kjo punëtori si synim kishte  rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimit të ndërmjetësimit si një alternativë efikase dhe të drejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Kosov.

Kjo punëtori shërbeu  si një platformë për pjesëmarrësit për të shkëmbyer informacione dhe përvoja mbi rolin e ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve, jo vetëm në kontekstin civil dhe penal, por edhe në kontestet që rrjedhin nga raportet administrative. Diskutimet u fokusuan veçanërisht në rëndësinë e ndërmjetësimit për lehtësimin e qasjes në drejtësi për gratë dhe për rolin që organet e administratës qendrore dhe lokale mund të luajnë në këtë drejtim.

Gjatë punëtorisë, u organizuan prezantime dhe diskutime të hapura, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe perspektivat e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e praktikave të ndërmjetësimit në administratën shtetërore të Kosovës.Kjo punëtori  vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të drejtësisë dhe barazisë gjinore në vend.