Agjencia për Barazi Gjinore Shënon 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Dy Ngjarje
.jpg)
Agjencia për Barazi Gjinore Shënon 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Dy Ngjarje të Rëndësishme
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës, Agjencia për Barazi Gjinore e shenoi me dy ngjarje njera simbolike dhe tjetra nformative, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Aktivitetet u fokusuan në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen për viktimat e dhunës gjinore.
Njëra ngjarje ishte ndriçimi i ndërteses të qeverisë me kordela të bardha, një simbol i përdorur për të shënuar angazhimin për të luftuar dhunën në bazë gjinore dhe për të promovuar paqen, barazinë dhe respektin për të drejtat e grave dhe vajzave.Kordela e bardhë është simbol ndërkombëtare i fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe është një simbol i solidaritetit me viktimat e dhunës. Ky ndriçim i ndërteses të qeverisë me kordela të bardha dhe ngjyren e portokallit eshte një apel për ndërgjegjësimin e publikut dhe për të treguar angazhimin e shtetit për krijimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë për të gjitha gratë dhe vajzat.
Përveç këtij akti simbolik, Agjencia për Barazi Gjinore gjithashtu lansoi një videospotin "Roli i Mekanizmave Koordinues lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore që adreson rolin e mekanizmave koordinues lokalë për mbrojtjen e viktimave të dhunës". Videospot e ve theksin ne bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje dhe ndaj grave.
Linku i Videospotit :