ABGJ zhvilloi sot takimin e radhës me ZBGJ

ABGJ zhvilloi sot takimin e radhës me ZBGJ, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të ABGJ-së, si dhe zyrtarëve për Barazi Gjinore nga Ministri dhe Komuna.
Gjatë takimit u trajtuan këto tema kryesore:
-
Organizimi i nevojave për trajnime për anëtarët dhe stafin, me synim ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e bashkëpunimit;
-
Planifikimi i aktiviteteve në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit”, duke propozuar ide dhe veprime konkrete për rritjen e ndërgjegjësimit publik;
-
Koordinimi dhe përcaktimi i aktiviteteve të tjera të përbashkëta deri në fund të vitit, për të siguruar realizimin efikas të objektivave të përbashkëta.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të ZBGJ-së dhe për përcaktimin e prioriteteve strategjike të organizatës për periudhën e mbetur të vitit. Diskutimet e hapura dhe sugjerimet e pjesëmarrësve pritet të kontribuojnë në zbatimin me sukses të projekteve të ardhshme.