Agjencia për Barazi Gjinore hap zyrtarisht fushatën "16 Ditët e Aktivizmit"

November 25, 2015

Me rastin  e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministri ka organizuar tryezë diskutimi. Kjo ngjarje u shënua në bashkëpunim me Koordinatori Nacional kundër dhunës në familje, zv Ministrin e Drejtësisë Lirak Çelaj.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edona Hajrullahu, theksoi se në mbarë botën organizohen fushata sensibilizuese për eliminimin e dhunës ndaj grave edhe ne sot jemi mbledhur për të shënuar se bashku fillimin e kësaj fushate, fushatë kjo e cila fillon me 25 Nëntor dhe përfundon me 10 Dhjetor.

Sipas saj, sapo të përmendim termin siguri na vjen natyrshëm  të mendojmë  në sigurinë territoriale, nacionale që janë çështje madhore, mirëpo takimi jonë i sotëm dhe simbolika e 16 ditëve të aktivizmit nënkupton një siguri të fokusuar në grupet më të ndjeshme të shoqërisë sonë ato të grave dhe vajzave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj, fenomeni i dhunës ndaj gruas, është  fatkeqësisht një problem global, këtë e flasin si raportet ndërkombëtare ashtu dhe ato vendore , mirëpo ne si një demokraci e re duhet të jemi vigjilent dhe të përkushtuar në ofrimin e kushteve dinjitoze jetësore, që fillon me ndjenjën e të qenit i sigurt në shtëpi, shkolla, institucione, e me gjerë.

Kryetarja e Grupit Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu- Kodra gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me përmasat që po merr dhuna gjinore në vend. Veçanërisht kur rastet përfundojnë tragjikisht, duke përmendur rastin e Dijana Kastratit, tash të fundit Zejnepe Bytyqit Berish e shumë të tjera. Raste si këto janë alarm për ne, që sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet dhe ta kthejmë vëmendjen tek viktimat e dhunës në familje. Raste si këto pasqyrojnë mos efikasitetin e institucioneve të drejtësisë në parandalimin, zbulimin e deri në dënim të krimit, si dhe dekurajojnë viktimat e dhunës në familje që të raportojnë dhunën, ka thënë Deliu.

Sipas, Lirak Çelaj , Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje,  përkrahja e fushatës e cila po organizohet është shume me rendësi ngase  kjo ndikon në vetëdijesimin lidhur me dhunën ne familje dhe  në parandalimin e dhunës në familje. Zëvendësministri Çelaj theksoi se ёshtё e rëndësishme të shënohet kjo ditë dhe “16 Ditët e Aktivizmit” pёr sensibilizimin e opinionit publik qё dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijesimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë. Ai njoftoje të pranishmit  me punën qё është duke e bёrё grupi punues i pёrbёrё nga akterё institucionalë dhe të shoqërisë civile, tё cilët kanë kontribuar me përvojat e tyre nё hartimin e Programit të Kosovës kundër dhunës në familje dhe Planit të Veprimit. Njëherit përmendi edhe se kjo punëtori ёshtё zhvilluar nё tri shtylla: parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe reintegrimin.

Gjatë tryezës u prezantuan te gjeturat e hulumtimit mbi dhunën në familje, të cilat i prezantoj Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës Igballe Rogova. Ky hulumtimi është vazhdim i hulumtimit me titull Siguria fillon në shtëpi të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) 2008, i cili shqyrtoi kornizën ligjore, nivelin e vetëdijesimit në lidhje me dhunën në familje, format e dhunës në familje, si dhe institucionet që ofrojnë ndihmë.