Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në Peje, shënojnë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

March 08, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në Peje, shënojnë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me seminarin “Roli dhe Pozita e femres në Kosovë”.

Seminari  kishte si qëllimi të mbledhë së bashku të gjithë akterët që ofrojnë mbështetje për gratë dhe vajzat,  me qëllim të shqyrtimit të opsioneve dhe nxjerrjen e rekomandimeve konkrete se si të orientohen politikat shtetërore drejt një fuqizimi të femrës në Kosovë. 

Me këtë rast me një fjalë hyrse,  seminarin e përshëndeti Rektori i Universitetit ’Haxhi Zeka’ Prof.Assoc.Dr. Fadil Millaku, i cili tha se  8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim. Shote Galica dhe Mbreteresha Teuta jane nje referim i femeres shqiptare të cilat luftuan për një përparim të shoqerise .Rektori premtoi se do të angazhohet që ky seminar të jetë tradicional.

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu gjithashtu e përshëndeti semniarin duke theksuar se pjesë e mandatit të Agjencise për Barazi Gjinore është edhe avokimi si për brenda institucioneve por edhe jashtë tyre, që si shoqeri, ta kethejmë vemendjen tek përfshirja e grave në të gjitha nivelet, pasi siç e dijmë gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë në Kosovë, dhe ky potencial duhet të shfrytezohet për të mirën dhe zhvillimin e vet vendit” theksoi znj. Hajrullahu. Gjithashtu, znj. Hajrullahu shtoi se “çdo iniciative apo angazhim i institucioneve do ishte i kotë, nëse ato nuk do përkraheshin apo nuk do zbatoheshin nga ne si qytetarë. Prandaj, e vecanerisht në fushen e Çeshtjeve Gjinore, është padyshim obligim i gjithë shoqërise që stereotipet dhe bindjet konvencionale, t’i eleminojë përfundimisht”.

Seminari pastaj vazhdoi ne sesionin e parë me këto tema  :  

Pjesëmarrja e femrave në Arsimin e Lartë me Znj. Drita Kadriu, Drejtoresh e Departamentit për Arsim të Lartë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së Republikes së Kosoves dhe Znj. Flora Macula, Drejtoreshë e Zyrës UN Women-Kosovë, UNDP.

Prona dhe Trashëgimia e pronës nga femrat (baza ligjore) me Naser Ajeti, Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit/Qeveria e Republikës se Kosoves, derisa për temen Legjislacioni Kundër Dhunës  në familje me  Prof.Ass.Dr. Haxhi Gashi, Dekan-Fakulteti Juridik/Universiteti ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë .

Ndërsa në sesionin e dyte u fol për këto tema :

Femrat pronare të pyjeve paneliste ishte Znj. Krenare Salihu, Eksperte e Çështjeve Pyjore, derisa Përfshirja e Femrave në Vendimarrje paneliste ishte Znj. Besa Gaxherri , deputetet e Paralmentit të Republikës së Kosovës (TBC) dhe   Znj. Kosovare Gacaferi - Hadergjonaj- Drejtoresh për buxhet dhe Financa, Komuna e Junikut

Fuqizimi Ekonomik i Grave/Vajzave me  Znj. Tahire Gashi, OJQ ‘ZANA’ dhe  Znj. Shpresa Gjonbalaj – Anëtare e Trupit Këshillëdhënës në Fakultetin t MTHM-së në UHZ. Mbeshtetja e aktivitetev/iniciativave për barazi gjinore me  Znj. Remzije Istrefi, Drejtoreshë e Zyres ERASMUS + Komisionit Evropian . 

Në fund studenteve pjesmarrës ju shpërndanë  Çertifikata .