Prezantohet Ligji për Barazi Gjinore në Regjione të Kosovës

March 11, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Misionin në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka mbajtur tryezë rajonale për diskutimin e Ligjit për Barazi Gjinore të miratuar rishtas në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze diskutimi ka qenë të paraqitet Ligji për barazi gjinore dhe, në veçanti, dispozitat e reja të këtij ligji. Gjithashtu, ky diskutim është përqendruar më shumë në fuqizimin dhe bashkëpunimin mes mekanizmave komunalë për komunitete dhe zyrtarëve për barazi gjinore.

Tryeza është mbajtur në rajonin e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Prishtinës, ku kanë qenë të përfshirë  përfaqësuesit e këshillave të komuniteteve, përfaqësuesit e zyrave për komunitete dhe kthim, zëvendës kryetaret e komunave për çështje te komuniteteve, zëvendës kryesuesit e kuvendit komunal për komunitete.

Pjesëmarrës në këto tryeza kanë qenë 144 persona.