ABGJ ka mbajtur punëtorinë për përgatitjen e planit katërvjeçar të projektit

March 13, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Projektin për “Fuqizimin Institucional për ABGJ-në dhe mekanizmat Gjinorë në Kosovë”, të financuar nga Qeveria Suedeze – Sida, zhvilloji në Prizren prej datës 26-të deri me 30-të shtator punëtorinë për përgatitjen e Planit  Katërvjeçar të projektit për mbështetje Institucionale të ABGJ-së dhe rrjetit të Zyrtareve për Barazi Gjinore, dhe Institucioneve të Kosovës për avancimin e Barazisë Gjinore në Kosovë. Kjo punëtori e cila  është mbajtur për katër ditë radhazi ishin të përfshirë gjithësej tridhjetë (30) Zyrtarë nga Agjencia për Barazi Gjinore, ZBGJ nga niveli Qendror dhe Lokal, si dhe zyrtarë të tjerë nga institucione të ndryshme.

Projekti drejtohet nga konsorciumi i përbërë nga Indevelop, DADA6 and Niras.