Mbahet Punetoria Rajonale për Procedurat Standarde të Veprimit

April 13, 2016

Me 20 tetor, Agjencia për Barazi Gjinore me Ministrin e Shëndetësise me mbështetjen e  OSBE-së organizuan punëtorin për zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtjen nga dhuna në familje në Rajonin e Gjilanit, si pjesë e projektit të financuar nga Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete “Mbështetja e Sistemit Ligjor për të qenë gjithnje në përputhje me Standardet Ndërkombetare”.

Zyrtarja për Barazi Gjinore nga Ministria e Shendetësise Nazmije Kajtazi dhe Zyrtari Ligjor ,Zt.Naser Ajeti nga Agjencia për Barazi Gjinore njoftuan stafin shëndetësor me kornizën ligjore kundër Dhunës në Familje dhe qartësimin e roleve dhe përgjegjesive të institucineve në identifikimin dhe ndihmën që duhet dhëne ,duke ju referuar rasteve të dhunës në familje në Policine e Kosoves dhe në Qendren për Punë Sociale.

Pjesëmarrësit  këtij  takim të organizuar nga OSBE-ja  u zotuan të punojnë bashkarisht në krijimin e një data baze për regjistrimin e rasteve të dhunës në familje .Në takim ishin 31 pjesëmarrës,  prej tyre 20 pjesmarrësë ishin të Gjinisë  Femrore.