Ka filluar punën Grupi Teknik për hartimin e raportit të dytë monitorues të PV për Zbatimin e Rezolutës 1325

June 14, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore sot ka mbajtur takim pune me Grupin Teknik, për hartimin e raportit të dytë dhe final për monitorimin e Planit të Veprimit në Zbatim të Rezolutës 1325.Me mbështetjen e Un Women është angazhuar Konsulentja Ardiana Gashi e cila gjatë takimit ka sqaruar procedurat për mbledhjen e të dhënave dhe janë identifikuar Institucionet përgjegjëse që duhet të raportojnë ne lidhje me zbatimin e Objektivave, aktiviteteve dhe rezultateve.