Lansohen Udhëzimit Administrativ për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

July 15, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës sot bëri lansimin e “Udhëzimit Administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të Përbashkët në emër të dy Bashkëshortëve”, miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Mars 2016.

E drejta në pronë, është një e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik i vendit, si dhe nëpërmjet ligjeve në fuqi si :Ligji për Barazi Gjinore, Ligji për Familjen, Ligji i Trashëgimisë, Ligji mbi Pronën dhe Ligji kundër Diskriminim.

Në hapje të tryezës Ud .Kryeshefja Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore Edi Gusia, pasi falënderoj pjesëmarrësit, theksoi se "një vit pas hyrjes ne fuqi te Ligjit te ri Për Barazi Gjinore, kjo është masa e parë afirmative e miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe duhet vlerësuar si një masë tepër e veçantë në nxitjen dhe zbatimin e Barazisë Gjinore në Kosovë. Miratimi i këtij udhëzimi është kryer brenda një kohe shumë të shkurtër kohore, me ç ‘rast dëshiroj të përfitoj nga prezenca e Kryeministrit që ta falenderoj në emër te Agjencisë per Barazi Gjinore dhe mekanizmave institucional për Barazi Gjinore në nivelin qendror dhe loka,dhe  grupit punues, për miratimin, përkrahjen dhe shënimin e fillimit të zbatimit të Ligjit per Barazi Gjinore përmes një akti ligjor i cili do te lerë padyshim gjurmë të konsiderueshme në avancimin e barazisë gjinore dhe në të drejtën pronësore".

Ndërsa, në emër të Qeveris së Republikës së Kosovës foli Kryministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa I cili tha se “Është një nismë e mirë që pas aprovimit të Udhëzimit kemi disa trende të cilat janë pozitive, por dëshirojmë që ato trendë të përmirësohen edhe më tutje. Andaj, ne si Qeveri kemi trajtuar jo rastësisht si prioritet strategjinë zhvillimore, të miratuar në fillim të këtij viti, duke siguruar një rritje më të madhe të qasjes së grave në pronë dhe regjistrimin e pronës në emrin e tyre”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtori u Misionit të USAID në Kosovë James Hope, u shpreh se mundësia për të poseduar dhe shfrytëzuar pronën është thelbësore por është edhe parimi bazë i barazisë gjinore .USAID është tejet i kënaqur që është partnere me Qeverinë e Kosovës dhe me Shoqërinë Civili dhe akterët tjerë për të ndihmuar në projektet të tilla.

Leonora Selmani- Shefe e Divizionit për Legjislacion dhe Afërdita Thaçi- Drejtoreshë e DTI, Agjencia Kadastrale e Kosovës,  njoftuan të pranishmit lidhur me Procedurat për Regjistrimin e Pronës në emër të dy Bashkëshortëve dhe prezantuan formularit rreth procedurave për regjistrimit e pronës së përbashkët në emër të dy Bashkëshortëve. Sipas Kryetares së Odës së Noterëve Arbena Shehu, ky udhëzim do ta ndihmon jashtëzakonisht shumë punën e noterëve në Kosovë, me ç ‘rast do ta kenë me lehtë edhe evitimin e pengesave që hasin noterët, në trajtimin e rasteve të pronave.  

Në fund u shfaqe videoklipit i realizuar nga ABGJ me mbështetje nga USAID I cili do te transmetohet në Televizionin Publik RTK.