U Nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi në mes Agjencisë për Barazi Gjinore dhe OJQ-së POLIS Lipjan

July 16, 2016

 Sot me 16.02.2017 u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi në mese OJQ-së POLIS Lipjan dhe Agjencisë për Barazi Gjinore, i cili  është shprehje e vullnetit të dyanshëm në mes të OJQ-së POLIS Lipjan dhe Agjencisë për Barazi Gjinore të Kosovës për Implementimin e Projektit: ”Angazhimi i përbashkët për të drejtat e grave në pronë të përbashkët” për regjionin e Prishtinës dhe të Ferizajit, dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është themelimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore me Organizatën POLIS me qëllim të lehtësimit në implementimin e projektit “Angazhimi i përbashkët për të drejtat e grave në pronë të përbashkët”.

 

 

Synimi i përgjithshëm i këtij projekti konsiston në vetë informimin  e grave në të drejtën e tyre në pronë, ndërgjegjësimi institucional, si dhe vetëdijësimin qytetarë ku gruaja jo vetëm që do të njihet me të drejtën e saj në pronë‌,por do të përkrahet pakursyeshëm për të realizuar të drejtën e saj ligjore si  pronare e përbashkët.
Memorandum u neshkrua nga Ud. Kryeshefe Egzikutive Edi Gusia dhe Fitim Sadiku Drejtor o Ojq POLISI .