Agjencia për Barazi Gjinore dhe Agjencia e Statistikave marrin pjesë në takimin e gjashtë në vendet e IPA-s të Ballkanit Perëndimorë

September 18, 2018

Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore dhe përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës me datën 1-2 qershor 2017 ishin të ftuar nga Institutin Evropian për Barazi Gjinore(EIGE) Vilnius-Lituani,në takimin e gjashtëfishtë të Zyrtarëve nga Vendet e Zgjerimit të BE-së dhe Turqia. Instituti Evropian për Barazi Gjinore(EIGE) është instrument për projektin e ndihmës së para-anëtarësimit që përfshin e vendet kandidate për në BE dhe kandidatët e mundshëm.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të gjithë pjesëmarrësit të marrin njohuri rreth aktiviteteve dhe zhvillimeve për çështjet gjinore për vendet pretendente për zgjerimi të BE-së, në Institutin dhe drejtorin e Përgjithshme për Negocimet e Lagjes dhe Zgjerimit (DG NEAR) si dhe të kontribojnë në planifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Takimi ishte i ndarë në dy sesione,ku sesioni i parë kishe të bëjë me iniciativën e EIGE për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave administrative mbi dhunën e partnerëve intime në BE 28 dhe diskutimin mbi mënyrën e transpozimit të rezultateve në vendet e IPA-s.

Deri në fund të vitit 2017, EIGE do të përfundojë një studim që vlerëson cilësinë dhe disponueshmërinë e të dhënave administrative mbi dhunën e partnerëve intime (IPV) dhe përdhunimin e mbledhur nga policia dhe sektorët e drejtësisë në çdo shtet anëtar të BE. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i një kuadri Raportimi dhe Monitorimi për të ndihmuar shtetet anëtare (dhe kushdo tjetër që miraton kornizën) për të siguruar të dhëna të rregullta dhe të krahasueshme dhe për të përmbushur kërkesat e monitorimit të instrumenteve ligjore ndërkombëtare, veçanërisht të drejtat e viktimave Direktivën dhe Konventën e Stambollit.Ndërsa sesioni i dytë kishte të bënte me prezantimet e secilit vend pjesëmarrës si dhe konsultime dypalëshe me ekspertët e EIGE për mjetet e tjera të interesit të EIGE për vendet e IPA-s.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin, përfaqësuese te Republikës se Kosovës, Shqipëria Maqedonia,Mali i zi,Bosnia dhe Hercegovina,Serbia dhe Turqia.