Studentët e Universitet Veror u priten në takim nga Edi Gusia, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore

March 08, 2017

Studentet nga Kosova dhe studentë nga vendet e ndryshme të botës,  të cilët janë duke ndjekur Unversitetin  Veror te Prishtinës, sot u priten në takim nga Kryeshefja Ekzekutive  e Agjencionit për Barazi Gjinore, Edi Gusia .Takimi u mbajt me synim që studentet të njoftohen me punën e Agjencisë për Barazi Gjinore dhe punën e Qeverisë se Republikës së Kosovës sa i përket qasjes së Institucioneve të Kosovës në fushën e Barazisë Gjinore .Pjesëmarrësit në këtë takim kanë qenë studentet të cilët studjonë në drejtime dhe nivele të ndryshme studimi .

Në takim , Kryeshefja Ekzekutive, znj. Edi Gusia mbajti një prezantim lidhur me punën dhe fushe-veprimin  e ABGJ-së. Kryeshefja ju përgjigjë  pyetjeve dhe zgjoji interesimin e studenteve për zhvillimet e zbatimit të Barazisë Gjinore në Kosovë.