Ka filluar punën grupi punues për hartimin e PKBGJ-së

September 14, 2017

Agjencia për Barazi Gjinore bazuar në nenin 11 të Ligjit për Barazi Gjinore ka qenë e obliguar të inicioj hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore si dokument strategjik i Qeverisë së Kosovës ,i cili përcakton synimet masat dhe akterët kryesor që janë përgjegjës për arritjen e Barazisë Gjinore në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore për gratë dhe burrat në Kosovë në vitet 2017-2021.

Me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z Isa Mustafa  me datën 23/12/2016 është emëruar ekipi qendror për hartimin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2017-2020 dhe nën grupeve punuese tematike (vendimi nr 069/2016) .

Grupi punuës për hartimin e këtij dokumenti, për gjashtë ditë radhazi ka zhvilluar punëtori, ku është diskutuar lidhur me mbledhjen, analizimin dhe ofrimin e informatave të nevojshme gjatë dhe deri në përfundim të procesit të finalizimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe Planit të Veprimit. Punëtorit u realizuan me mbështetjen e SIDA’s. Dokumenti është i ndarë në tri shtylla:

· Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale

· Zhvillimi njerëzor

· Vendimmarrja dhe përfaqësimi, Gratë ,Paqja dhe Siguria