Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore u takuan me përfaqësuse të Kompanisë Zvicerane Baruti me seli në Prishtinë

September 14, 2017

Sot 18/01/2017 është mbajtur takimi në mes të përfaqesuseve të  Kompanis Zvicerane Baruti  me qendër në Prishtine,  dhe Kryeshefes  Ekzekutive të ABGJ, znj. Edi Gusia dhe Shefes se Divizionit  për Bashkëpunim  në ABGJ, Shpresa Zariqi dhe shefes se Divizionit për Legjislacioni, Leonora Selmanaj . 
Takimi u mbajt me qellimi  të njoftimit me punën dhe gjetejen e mënyrave të bashkëpunimit në mes të  përfaqësuseve të kompanis Zvicerane Baruti dhe Agjencisës për Barazi Gjinore  .

Kryeshefja  Ekzekutive të ABGJ, znj. Edi Gusia i njoftoj përfaqësuset e Kosovë e kompanise në fjalë me punën dhe fushe-veprimin e ABGJ-së e dhe qasjes se Institucioneve të Kosovës në fushën e Barazisë Gjinore .

Derisa përfaqësuset e e Kompanise Baruti njoftuan me Historikun e kompanise  Baruti GmbH e cila u tha se është një kompani zvicerane e specializuar në eksportin e shërbimeve telefonike në tregun gjermano folëse, përkatësisht në perkujdesin ndaj klientëve dhe ekzekutimin e intervistave telefonike (hulumtimi i tregut). Kompania Baruti ëshët themeluar në vitin 2011 në Zvicër, ndërsa dega në Kosovë ka filluar me punën operacionale në vitin 2012 me vetëm 7 punëtor, ndërsa sot para 6 vjetorit të themelimit numëron 403 persona të punësuar, ku 47 % të tyre janë femra. Në fund u dakordua nga dy palët që takimet e tilla te vazhdojn edhe në të ardhmen por edhe të thellohen me bashkëpunim në projekte të përbashkëta .