Agjencia për Barazi Gjinore me Rastin e 16 Ditëve Aktivizmit -Ndriqojë Ndërtesën e Qeverisë me Ngjyrë Portokalli

October 25, 2017

Agjencia për Barazi Gjinore\Zyra e Kryeministrit, me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, ka ndërmarrë iniciativën për ndriçimin e Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, dhe simbolin e kordeles së bardhë. Ky akt simbolik simbolizon përkushtimin e burrave dhe djemve kosovarë  për t'ju’ bashkëngjitë iniciativës botërore për eliminimin e fenomenit negativ të dhunës ndaj grave dhe vajzave.Ndertesa ka qendruar e ndricuar nga ora 18-22 Iniciativa e ABGJ është realizuar nga programi për ndihmë direkte financiare ABGJ-së nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë – SIDA.