U mbajtë Konferenca “Dimensioni Gjinor i Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”.

January 30, 2018
Konferencen e hapi Ministrja, Dhurata Hoxha, e cila  tha "se  fuqizimi  i rolit të gruas në biznes dhe ndërmarrësi është prioritet i shoqërisë kosovare. Është kënaqësi që çdo ditë e më shumë shohim gra të fuqishme në profesione të ndryshme, duke portretizuar fuqizimin e gruas si një qëllim të përbashkët që na bashkon përtej vështirësive sociale ekzistuese në Kosovë.Rruga e integrimeve evropiane e Kosovës mund të na ndihmojë të përparojmë në këtë drejtim. Barazia Gjinore është ankornuar si një vlerë e përbashkët e shteteve anëtare të BE në Traktatin e Lisbonës të vitit 2007. Ajo shprehet gjithashtu në Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore, neni 23, i cili parasheh që Barazia midis burrave dhe grave duhet të sigurohet në të gjitha fushat, duke përfshirë punësimin, punën dhe pagën”theksoi Ministrja, Dhurata Hoxha .

Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, i cili mori pjese në këtë Konference tha se gratë nëvendimmarrje kanë një kualitet të lartë të lidershipit .Gratë në vendimmarrje të brendshme kanë një kualitet lidershipi, nëse është në administratë publikë në biznes dhe shoqëria që nuk e përdor këtë potencial i mungon gjysma e potencialit të shoqërisë" theksoi Ambasadori i Gjermanisë.

Edi Gusia, kryshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, tha se "Ne kemi filluar ta gjejmë vlerën, dhe ta shohim domosdoshmërinë e barazisë gjinore ne procesin e integrimit evropian dhe ajo ende mbetet ne margjinat e procesit. Per sa kohë vet instrumentet që shtyjnë procesin e integrimit evropian duke qene  neutral nga aspekti gjinorë,  ose te pamjaftueshme me elementin gjinore nuk do te kemi procese te integrimit evropian ne koherence me vlerat e integrimit gjinore . Ajo qe duhet të vejmë në dukje është qe mungesa të tilla na shfaqen edhe ne dokumentet qe ne prodhojmë, për shkak të një direktive të varfër me rekomandime dhe detyrime pro gjinore, dhe kjo domosdoshmërisht  do te reflektohet me dokumente pamjaftueshmërish te konsoliduar me perspektiven gjinore.   Dhe këtu mund te ju sjelle te dy anët e medaljes me një shembull:  

a)      Skema Young cell e komisionit , është e vërtetë qe përfaqësimi gjinore është i kënaqshëm, dhe vajza dhe djem nga Kosova si profesionist/e te ri kane përfituar shumë, por ajo qe vihet ne pikëpyetje është sa prej tyre kane përfituar ndonjë burse per te studiuar çështjet gjinore, dhe te mos harrojmë se edhe programet akademike qe ata kane ndjekur janë shpeshherë ‘neutrale ne aspektin gjinorë’ ose pamjaftueshmërish bartin perspektiven gjinore pasi ky është një problem qe vihet re ne kurikulen e arsimit terciare ne tëre bashkimin evropian. Natyrisht qe ne kemi përfituar nga dija e tyre, por do te përfitonim edhe me shume sikurse këta djem dhe vajza te reja te kishin një qasje dhe kuptim tjetër ndaj çështjeve gjinore dhe qe do te na ishte reflektuar ne dokumente zyrtare me te mira per nga përfshirja cilësore e perspektives gjinore. Ne  po ashtu përfitojmë nga iniciativat qe Komisioni ndërmerr per konsolidimin socio ekonomik te vet unionit, por edhe duke ju kërkuar vendeve te Ballkanit perëndimorë qe ti bashkëngjiten këtyre iniciativave,  dhe sjell këtu shembullin e strategjisë evropiane per zhvillim socio ekonomik te quajtur Horizonti 20-20, konceptualish edhe Strategjia nacionale për zhvillimin ekonomik te Kosovës ndjek te njëjtat parime, dhe  per herë të pare ne një dokument strategjik te këtij lloji Komisioni evropian flet per rritje gjithëpërfshirëse dhe jo thjeshtë per  zhvillim apo rritje ekonomike siç e kemi dëgjuar per vite me radhë . Rritja gjithë përfshirëse do te thotë përfshirje aktive te grave dhe burrave me qasje te barabarte dhe mundësi te barabarta. Parimisht te dy dokumentet flasin per rritje gjithëpërfshirëse por kur vijmë ne zhvillimin e hapave konkret ne te dy rastet përballemi me faktin ku perspektiva gjinore dhe fuqizimi i grave le per te dëshiruar qofte njeri qofte tjetri dokument, pasi që kane aktivitetet minimale qe nuk dalin nga fusha tradicionale qe jemi mësuar ti shohim gratë, pra ky lloj shkrirje i parimit te rritjes gjithëpërfshirëse nuk na siguron arritjen  e qëllimeve me te cilat kemi hartuar këta dokumente. P. sh te Strategjia zhvillimore kemi vetëm dy veprime kopshtet publike dhe qasja ne prona, duke përjashtuar te gjitha domenet e tjera dhe duke e lënë të pa prekur marrëdhëniet institucionale gjinore dhe pa ri-ndërmarrje te marrëdhënieve gjinore institucionale nuk mund te ketë zhvillim gjithëpërfshirës.

b)      Natyrisht qe ne përfitojmë edhe nga krijimi dhe përdorimi i  instrumenteve qe kane marre rruge brenda BE-s,  dhe dua te përmend këtu Strategjinë per rregullim me te mirë qe përmes instrumenteve te matjes se ndikimit per gjithë politikat apo legjislacionin e  propozuar  kërkon të hartohen mbi bazën e evidencës faktike, dhe të kemi politika publike te mire informuara te cilat nuk lëne mënjanë perspektiven gjinore dhe synojmë te matim ndikimin e ndërhyrjeve te mundshme pozitive apo negative mbi burrat dhe gratë si dhe segmente te caktuara shoqërore brenda këtyre dy grupeve shoqërore.  Me mbështetjen e SIDA’S   është bere instrumenti dhe manuali për vlerësimin e ndikimit gjinorë  i cili do te testohet, në mënyrë që institucionet te njoftohen dhe  aftësohen për matjen e ndikimit gjinore te draft akteve te ardhshme.   

c)      Iniciativa tjetër per buxhetimin gjinore se bashku me analizën e impaktit janë instrumente te asaj qe e njohim si ‘gender mainstreaming’  , qe bazën e ka tek definicionet e Këshillit te Evropës dhe jemi duke punuar ne drejtim te hartimit te aktin nene ligjore i cili do te ofroj më shumë qartësi se si duhet zbatuar dhe planifikuar buxhetin me perspektivë gjinore. .

d)     Indeksi i barazisë gjinore të cilin planifikojmë ta realizojmë me ndihmën e Institutit Evropian per barazi gjinore, është ne te njëjta standarde dhe platforma tashmë te vendosura nga institucione si Eurostati dhe EIGE ne te cilat ne ftohemi si përfaqësues te barabarte dhe te rregullt .

e)      PKBGJ është platforma e punës, ose thënë më mirë ombrella institucionale per  veprim per institucionet e Kosoves drejt ndërmarrjes se veprimeve per arritjen e barazisë gjinore ne nivel vendi. Kjo është një politike publike obliguese per te gjitha intstitucionet .  Siç jeni të njoftuar ky plan veprimi është në proces të hartimit  nen udhëheqjen e ABGJ me mbështetjen e SIDA’s, në një proces ndërsektorial dhe me angazhimin e shoqërisë civile dhe universitetit, dhe do te fokusohet ne tre shtylla

•     Fuqizimin Ekonomik te grave dhe vajzave

•     Zhvillimi njerëzorë, rolet gjinore dhe mediat

•     Qasja ne drejtësi dhe siguri

Sa i përket analizës gjinore e cila bëhet ne baza te rregullta dua të ve ne dukje qe vetëm vitin e kaluar kemi ofruar komente për  27 draft ligje  dhe draft politika publike me perspektivë gjinore, por ajo qe është per tu shqetësuar është mungesa e vullnetit institucional per te inkorporuar perspektiven gjinore përmes rishikimeve dhe komenteve qe kemi prezantuar , duhet ta kemi te qarte se përpara se te dalim ne konsultime me bashkëpunëtorët e jashtëm institucionet e Kosovës duhet te sigurohen te sigurojnë gjithë përfshirjen institucionale, dhe duhet te kuptohet qe mekanizmat gjinorë ne Kosovë janë pjesë e këtyre institucioneve dhe janë aktore me mandat te përcaktuar per te siguruar përfshirjen e perspektives gjinore ne gjithë instrumentet politiko ligjore qe institucionet hartojnë dhe aprovojnë. Prandaj ekspertiza e ofruar ose anashkaluar e mekanizmave gjinorë mes te cilave ABGJ dhe zyrtaret per barazi gjinore nuk duhet trajtuar si një mundësi por si një domosdoshmëri.

Nga pikëpamja institucionale dua te ve ne dukje se ne te gjitha dokumentet e fundit te lëshuara nga Komisioni Evropian kërkohet vendosja e zyrtarëve per barazi gjinore si dhe krijimi i institucioneve me te larta te strukturave per barazi gjinore te cilat duhet te pozicionohen ne nivelet me larta , fatmirësisht Kosova i ka parapri këtij procesi dhe qe nga viti 2004 ABGJ është ne ZKM dhe mekanizmat gjinore janë ne te gjitha ministritë e linjës dhe komuna si dhe institucione tjera publike. Andaj duhet te fuqizojmë atë qe e kemi si praktike te mirë, te thellojmë bashkëpunimin, të kërkojmë llogaridhënie dhe transparencë për procese dhe mekanizma" theksoi Znj.Gusia .