Agjencia për Barazi Gjinore sot mikëpriti Ambasadoren Filandeze znj.Pia Stjernvall

January 30, 2018

Agjencia për Barazi Gjinore sot mirëpriti Ambasadoren Filandeze znj.Pia Stjernvall,në këtë takim u prezantua mandati i ABGJ ,Plani i punës iniciativat që janë në zhvillimin e sipër dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Shkëlqesia e saj znj.Pia Stjernvall prezantoj angazhimin e Qeverisë Filandeze për promovimin e Rrezolutës 1325 (Grate Paqja dhe Siguria) dhe Planin e Veprimit të Qeverisë Filandeze për zbatimin e Rezolutes 1325. Ambasadorja znj.Pia Stjernvall foli  për rëndësinë dhe rolin e përfshirjes së grave në procesin e ndërtimit të paqes derisa ajo  përgëzoj ABGJ në punën që është duke kryer në promovimin e parimit të Rezolutes 1325 në politika publike dhe Iniciativa Qeveritare.