U mbajt Konferenca “Drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konflikt sfidat dhe rruga përpara” e organizuar nga organizata jo qeveritare UN Women

January 30, 2018
Këtë konference me një fjalë e përshendeti Kryeshefja Ekzekutive  e ABGJ-së Znj.Edi Gusia e cila theksoi se “ne ende kemi ngecur në pjesën më të rëndësishme të procesit ,për të cilin ne duhet të fillojmë një debat konstruktiv jo të lehtë i cili nuk do të ketë ndoshta shumë ithtar dhe i cili ka të bëjë me çështjen e reparacionit. Takimet si ky i sotmi duhet të na shërbej që të iniciojmë diskutim lidhur me  procesin i cili duhet ta vë në qendër të dialogut ndër shtetëror, çështjen e  reparacionit. Reparacioni duhet parë si pjesë e dialogut ndër shtetëror Kosovë-Serbi dhe njohjes së dhunës së ushtruar dhe drejtësisë së munguar në mënyrë që  kjo drejtësi duhet vendosur. Mos pjesëmarrja e grave dhe mos trajtimi i çështjes së reparacionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale si pjesë e dialogut ndërshtetëror është pjesë e munguar e dialogut”,vuri theksin znj.Gusia .

 Konferencën me nga nje fjale rasti e përshendeten ,Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Ndryshe, me qëllim që zëri i viktimave të dhunës seksuale të dëgjohet sa më shumë dhe shoqëria t’i mbrojë ato në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikte, është bërë lansimi i kampanjës dy vjeçare “Bëhu zëri im”.