Është lansuar, fillimi i procesit të aplikimit për njohje dhe verifikimin e statusit te personave te mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës

January 30, 2018

Është Lansuar, fillimi i procesit të aplikimit për njohje dhe verifikimin e statusit të personave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës, proces ky që do të fillojë së zbatuari nga data 5 shkurt e këtij viti.
Në hapjen e këtij takimi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky është vetëm fillimi i angazhimit dhe se Qeveria i ka marr vendimet ligjore dhe buxhetore, por se ka mbetur pjesa më e vështirë para nesh, krijimi i një klime të përbashkët që viktimat e dhunës seksuale ta gjejnë mundësinë, kurajon dhe përkrahjen e të gjithë neve, që ta gëzojnë këtë të drejtë. “I falënderoj të gjithë ata që janë meritorë  që kemi ardhur deri në këtë ditë, jo vetëm institucionet e vendit por edhe mekanizmat e bashkësisë ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë veç e veç”, tha kryeministri Haradinaj, duke apeluar te viktimat e dhunës që të gjejnë kurajën, guximin dhe forcën që ta gëzojnë këtë të drejtë ligjore që buron nga populli dhe nga të gjithë ata që e kuptojnë një plagë të tillë.
Në takim u vlerësua si tejet i rëndësishëm roli i organizatave të ndryshme ndërkombëtare, shoqëria civile dhe mekanizmat e tjerë institucionalë të cilët u angazhuan ta përkrahin këtë të drejtë të qytetarëve.Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të shoqatave, të shoqërisë civile dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Komisioni Qeveritar bëri publike datën e fillimit të pranimit të aplikimeve të para nga 5 shkurti i këtij viti.Me qëllim të senzibilizimit të opinonit publik me mënyrën e aplikimit dhe realizimit të kësaj të drejte Agjencia për Barazi Gjinore ka realizuar  video-spot televizive të financuar  nga SIDA -Suedeze, i cili u prezantua sot për herë të parë në këtë takim .

Video-spotin  e gjeni në këtë link :

https://www.youtube.com/watch?v=Zfq8XdcacqM&feature=youtu.be