ABGJ mori pjese në Konferencën Rajonale “ Mekanizmat Gjinorë në Ballkan , Shkëmbim Përvojash”

October 01, 2018

Me ftesë të Zv.Kryeministres së Republikës së Shqipërisë - Znj. Senida Mesi , Agjencia  për Barazi Gjinore/ZKM ishte pjesë e Konferencës Rajonale "Mekanizmat Gjinorë në Ballkan, shkëmbim përvojash” .

Me këtë rast Kryeshefe Ekzekutive e ABGJ-së Edi Gusia u paraqit me një fjalë rasti dhe foli për mandatin dhe mekanizmit institucional për Barazinë Gjinore në nivelin më të lartë të vendimmarrjes derisa theksoi se “ Ligji për Barazi Gjinore është amandamentuar në qershor të 2015 ka ofruar instruksione shumë të qarta duke filluar nga ndarja e kompetencave mes nesh si ABGJ  dhe Institucionit të Ombudspersonit ( Avokatit të popullit). Duke forcuar mekanizmin anti-diskriminues dhe duke e lëne atë nën mandatin e Avokatit të popullit, natyrisht me shkëmbim të rregullt dhe dialog mes institucionesh që siguron zbatim te drejtpërdrejtë të kërkesave që burojnë nga CEDAW, është bere një hap cilësor për të mos trajtuar çështjen e Barazisë Gjinore vetëm nga pikëpamja ligjore, por si një kauzë në zbatim të përditshëm në të gjitha hallakat,proceset, sistemet dhe strukturat shoqërore me synim transformimit shoqërorë për zhvillim te qëndrueshëm dhe kontribues të proceseve të paqes .

ABGJ është vënë në shërbim të arritjes se Barazisë Gjinore në drejtim të formimit të politikave rregullative ( strategji zhvillimore akte normative legjislacion) në tërë harkun e ekzistencës së tyre Formulim, Zbatim, Analizë dhe Monitorim”.

ABGJ konsideron si të domosdoshme dhe si parakusht që makineritë gjinore të funksionojnë duke qëndruar në pikën më të lartë të vendimmarrjes dhe me vullnet politik të qëndrueshëm ,rritjen e kërkesës për llogaridhënie për zbatimin e instrumenteve që sigurojnë integrimin e Barazisë Gjinore në politika rregullative në mënyrë të veçantë instrumentet e Vlerësimit dhe Analizave Gjinore, Buxhetimit Gjinorë, Auditimi Gjinorë dhe Monitorimin Gjinorë. Njëkohësisht asnjë mekanizëm nuk mund të funksionoj pa ndarjen e burimeve financiare të qëndrueshme nga aspekti i ndarjes së rregullt periodike, dhe burimeve  njerëzore që duhet të jenë të mjaftueshme, dhe në përgjigje të nevojave të bazuara në analiza cilësore  ,koordinimi i ndihmës ndërkombëtare për zhvillim nga aspekti gjinorë, dhe raportimi i saj nga aspekti gjinore,  janë te tëra instrumente dhe procese që forcojnë funksionimin e makinerisë kombëtare për barazinë gjinore.   

Konferenca u organizua me mbështetjen e UN –Women .