Përfaqësuesit e ABGJ si dhe përfaqësues të Fakultetit Ekonomik ne UP janë duke qendruar për vizitë pune në Institutin për Studime Sociale, në Hagë

January 22, 2020

Me qellim të përfitimit të eksperiencave më të mira në integrimin e lëndes “ekonomiksi gjinor” në kuadër te UP-Fakulteti Ekonomik, Agjencia për Barazi Gjinore me financimin e Sida përmes projektit zbatues, Konzorciumi Niras –CPM International është duke realizuar vizitë studimore për profesorët e Fakultetit Ekonomik, në Institutin për Studime Sociale në Hagë. Janë realizuar takime me profesoreshën Dr Rosalba Icaza Garza, dhe është ndjekur sesioni ligjërues me Profesor Murat Arsel lënda Political Economy of Sustainable Development. Përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik do të kenë takime pune dhe sesione ligjëruese edhe në ditët në vijim.