Agjencia për Barazi Gjinore ka zhvilluar takim me përfaqësueset e Rrjetit te Grave të Kosovës

June 16, 2020
Sot në zyrat e ABGJ-së është zhvilluar një takim në mesë përfaqësuseve të ABGJ-së të kryesuar nga Kryeshefja Egzekutive e ABGJ-së Edi Gusia , Shefja e Divizionit për Bashkëpunim Shpresa Zariqi dhe Shefja e Divizionit  për Legjislacion Leonora Selmanaj me Drejtoreshën e Rrjetit te Grupit te Grave, Igo Rogova si dhe me Nicole Farnsworth.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi për aktivitete të cilat do jenë në interes të dyja palëve. Përfaqësuesja nga RRGG njoftoj, se në bashkëpunim me organizatat partnere të Ballkanit perëndimor këtë vit do të fillon një iniciative të re për projektin rajonal katërvjeçar të financuar nga Komisioni Evropian, përmes të cilit synohet “Përmirësimi i barazisë gjinore, përmes procesit të pranimit në BE”.
Në kuadër të kësaj iniciative, është parapa që të realizohet analiza gjinore vjetore për sektorë të cilët nuk janë analizuar deri më sot ose për ata të cilët mungojnë të dhënat e duhura. Analiza të tilla do të jenë tejet të rëndësishëme për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Ndërsa, Kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së Edi Gusia, prezantoi planet dhe aktivitete që parashihen të realizohen gjatë vitit, si dhe aktivitet që janë në interes për te dy palët e dhe që rrjedhin nga Programi i Kosovës për Barazi Gjinore dhe Plani i Veprimit 2020-2024.