Përfaqësuese të Agjencisë për Barazi Gjinore të udhëhequra nga Kryeshefja Ekzekutive znj. Edi Gusia sot u takuan me Drejtoreshën e e zyre se NDI ne Kosove, Ambasadore Nancy Soderberg
Përfaqësuese të Agjencisë për Barazi Gjinore të udhëhequra nga Kryeshefja Ekzekutive në ABGJ znj. Edi Gusia, priti në takim sot Drejtoreshën e zyrës së NDI në Kosove, Ambasadore Nancy Soderberg . Gjatë takimit znj. Soderberg u njoftua me mandatin dhe aktivitete qe ndërmerr ABGJ ne avancim të agjendës së barazisë gjinore.
Po ashtu nga te dyja palët u diskutuan edhe mundësit e bashkëpunimit në realizim të aktiviteteve në të ardhmen. Pjesë e takimit ishin edhe Shefja e Divizionit për Bashkëpunim Informimi Shpresa Zariqi dhe U.D Shefja e Divizionit për Raportim dhe Monitorimi Adelina Kajtazi.