ABGJ merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Norvegjisë, Sfidat dhe mundësitë për Axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë – Perspektiva nga Europa Juglindore dhe Ukraina

March 28, 2023

Rezoluta 1325 e Sigurisë së OKB-së njeh rolin vendimtar që luajnë gratë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe në ndërtimin e paqes dhe rindërtimin pas konfliktit. Së bashku me Deklaratën e Pekinit dhe Platforma e saj për Veprim, ajo përfaqëson një moment historik për përparimin e të drejtave të grave. Megjithatë, progresi në zbatimin e Rezolutës 1325 të KS të OKB-së dhe rezolutave të tjera të KS të OKB-së, përfaqësimi i agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë ka qenë i ngadaltë.

Me këtë rast Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia prezantoi  të arrituart në integrimin gjinor dhe fondet të cilat kanë të bëjnë me rimekëmbjen ekonomike Covid 19, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për procesin e verifikimit te statusit te të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, sfidat dhe mundësitë e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë .