June 06, 2023

Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Vitisë , dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women kanë mbajt trajnim një ditor për "Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës" me 15 zyrtar të kësaj Komune.

Gjatë trajnimit janë prezantuar format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj.