September 12, 2023

Me iniciativë te Institutit Kombëtar Demokratik dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/ZKM me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nga data 08 shtator deri me 12 shtator po mbahet Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat

Shkolla Verore mbi Gjininë, Ekonominë dhe Politikat është program pesë-ditor që ka bashkuar 25-30 studentë dhe liderë të rinj në një mjedis multietnik nga mosha 18 deri në 29 vjeç të interesuar për të ngritur njohuritë rreth gjinisë, ekonomisë dhe politikave duke inkurajuar rrjetëzimin mes pjesëmarrësve me pikëpamje të ndryshme politike. Nëpërmjet ligjëratave, seminareve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit u njohën me konceptet dhe teoritë kryesore të ekonomisë feministe dhe se si gjinia ndikon në sistemet dhe rezultatet ekonomike.

Në njërën nga ditët e Shkollës Verore mbi Gjinin, Ekonominë dhe Politikat në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka “ishte prezent edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i cili nën udhëheqjen e panelit nga Zv. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia zhvilluan bisedë të hapur ne mes studenteve, të cilët patë mundësin te dëgjojnë për gjendjen e përgjithshme të barazisë gjinore në vend, për përfshirjen e perspektives gjinore ne politikat e Qeverisë, etj

Gjatë këtyre ditëve u prezantua edhe libri i dytë i përkthyer në gjuhën shqipe me temë “Hyrje e Avancuar e Ekonomiksit Feminist” të autores Joyce Jacobsen si vazhdimësi e bashkëpunimit me Fakultetin Ekonomik.