UN Women dhe ABGJ organizuan punëtorinë dyditore për të Forcuar Bashkëpunimin në Avancimin e Barazisë Gjinore në Kosovë

February 09, 2024

Zyra e UN Women në Kosovë dhe Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) organizuan punëtorin bashkëpunuese dy ditore me qëllim koordinimin të përpjekjeve drejt një misioni të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore. Gjatë punëtorisë, përfaqësues të dy institucioneve u angazhuan në diskutime të thelluara dhe strategjike për të ndërtuar një agjendë të përbashkët për fuqizimin e grave dhe për të përmbushur mandatin  dhe normat dhe standardet ndërkombëtare për barazi gjinore.

ABGJ, si koordinator kryesor për avancimin e barazisë gjinore në nivel qendror, u fokusua në integrimin dhe promovimin e masave të barazisë gjinore në politikat dhe programet kombëtare, ndërsa UN Women në Kosovë ofroi mbështetje dhe bashkëpunim për arritjen e objektivave të përbashkët. Ky aktivitet reflekton partneritetin jetik dhe përpjekjet e palodhura të institucioneve dhe partnerve ,duke u bazuar në prioritetet e qeveris për të ndikuar gjatë gjithë procesit të zhvillimit të kornizës ligjore kombëtare dhe veprimeve për arritjen e angazhimeve vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të grave dhe barazinë gjinore.