U mbajtë takimi i Grupit Punuës për Vlersimin e EX-Postit

April 13, 2016

 Agjencia për Barazi Gjinore /Zyra e Kryeministrit  ka filluar procesin e vlerësimit të  Ex-Post- it të Ligjit  05/L-020  për Barazi Gjinore ( G.Z. e Republikës së Kosovës /nr 16,26 qershor 2015).

Vlerësimi i Ex-postit do të përfshijë dispozitat si: Masat e veçanta, kuotat, statistikat e ndara në gjini  dhe buxhetimin gjinor.

 Takimi i parë i grupit punues u mbajtë me datën 07 dhe 08. 11.2016 me ç’rast u hartua edhe drafti i parë i planit të punës për grupin si dhe u specifikuan tre objektiva të  përgjithshme shtatë  të veçanta dhe veprimet që do të ndërmerren në vazhdimësi.

Grupi i punës do të vazhdojë të punojë sipas afatit të paraparë ligjor dhe do t’i përmbahet  udhërrëfyesit për vlerësimin EX-post të legjislacionit në Republikën e Kosovës.