U mbajtë takimi i Grupit Punuës për Vlersimin e EX-Postit
Agjencia për Barazi Gjinore /Zyra e Kryeministrit ka filluar procesin e vlerësimit të Ex-Post- it të Ligjit 05/L-020 për Barazi Gjinore ( G.Z. e Republikës së Kosovës /nr 16,26 qershor 2015).
Vlerësimi i Ex-postit do të përfshijë dispozitat si: Masat e veçanta, Kuotat, Statistikat e ndara në Gjini dhe Buxhetimin Gjinor.Takimi i parë i grupit punues u mbajtë me datën 07 dhe 08. 11.2016 me ç’rast u hartua edhe drafti i parë i planit të punës për grupin si dhe u specifikuan tri objektiva të përgjithshme dhe shtatë të veçanta dhe veprimet të cilat do të ndërmerren në vazhdimësi.
Grupi i punës do të vazhdojë të punojë sipas afatit të paraparë ligjor dhe do t’i përmbahet udhërrëfyesit për vlerësimin EX-post të legjislacionit në Republikën e Kosovës.