Agjencia për Barazi Gjinore ka mbajtur takimi Koordinues me Donator

April 13, 2016

Agjencia për Barazi Gjinore sot ka mbajtur  takimin koordinues me donator, ku u bë prezentimi i aktiviteteve e tyre në fushën e barazisë gjinore gjatë viti 2016, duke përfshirë këtu edhe prezantimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me zyrtaret për barazi gjinore në nivel qëndro dhe lokal.

Në këtë takim drejtuesit e ABGJ-së  kanë prezantuar planet dhe prioritetet për këtë viti në fushën e barazisë gjinore.

Po ashtu, gjatë takimit u bë prezentimin i  raportit “Përfshirja e çështjes gjinore në politikat dhe strategjitë për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore”, të realizuar nga UNDP , këtë raport  e Zana Hoxha.

Ndërkaq, pjesmarrësit tjerë vlerësuan se nevojitet që të ketë një koordinim sa më efikas të të gjithë akterëve,  i planeve dhe bashkërisht  të vendosen prioritetet në fushën e barazisë gjinore, në mënyrë që të ketë suksese më të mëdha sa i perket realizimit te projekteve të përbashkëta 

Në takimi ishin prezent edhe donatorët nga USAID- Merita Limani ,Un Women – Flora Macula ,GIZ – Nebahate Maqedonci ,OSBE – Valentina Bejtullahu ,Helvetas – Merita Barileva, Un- Habitat – Arijeta Himaduna dhe RRGGK – Igballe Rogova .