Agjencia për Barazi Gjinore ka mbajtur takimi Koordinues me Donator
Agjencia për Barazi Gjinore sot ka mbajtur takimin Koordinues me Donator, ku donatorët bën prezentimin e aktiviteteve e tyre në fushën e barazisë gjinore gjatë viti 2016, duke përfshirë këtu edhe prezantimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me Zyrtaret për Barazi Gjinore në nivel qëndro dhe lokal.
Në këtë takim drejtuesit e ABGJ-së kanë prezantuar Planet dhe Prioritetet për këtë viti në fushën e Barazisë Gjinore.
Po ashtu, gjatë takimit u bë prezentimin i raportit “Përfshirja e çështjes gjinore në politikat dhe strategjitë për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore”, të realizuar nga UNDP , këtë raport e Zana Hoxha.
Të gjithë pjesmarrësit vlerësuan se nevojitet që të ketë një koordinim sa më efikas të të gjithë akterëve dhe se bashkërisht të vendosen për prioritetet në fushën e Barazisë Gjinore, në mënyrë që të ketë suksese më të mëdha sa i perket realizimit te projekteve të përbashkëta
Në takimi ishin prezent edhe donatorët nga USAID- Merita Limani ,Un Women – Flora Macula ,GIZ – Nebahate Maqedonci ,OSBE – Valentina Bejtullahu ,Helvetas – Merita Barileva, Un- Habitat – Arijeta Himaduna dhe RRGGK – Igballe Rogova .