Përfaqësuse nga Instucionet e Republikës së Kosovë të kryesuar nga ABGJ ishte në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë/Berlin

September 14, 2017

Agjencia  për Barazi Gjinore bazuar në planin e punës për vitin 2017 dhe prioriteteve të parapara si ngritja e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e njohurive dhe informatave ne bashkepunim me Giz ka organizuar udhëtim/vizitën studimor – vizitë pune në Republikën Federale te  Gjermanisë/Berlin.

Qëllimi i kësaj vizite ishte  njohja e metodologjisë së punës për hartimin e koncept dokumentit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe  mënyrat e bashkëpunimit me akteret kryesor .

Me datë  14.11.2017  Delegacioni i Republikës se Kosovës  i përbër  nga 15 anëtar të grupit punues  në mesin e tyre : Zyrtarët e  ABGJ-së , Ministria e Financave  , ZKM, SKQ/ZKM  anëtarët e  grupit punues    për hartimin e koncept dokumentit  për Buxhetimin e Përgjegjshëm  Gjinore , kanë takuar  Gabriele  Kamper /Udhëheqëse  e Zyrës për Barazi Gjinore me të cilën diskutuan lidhur me informacionet e përgjithshëme  mbi buxhetimin e përgjegjshëm  gjinorë . 

Me dt :15.11.2017  pjesëmarrësit  e grupit punues  u takuan me përfaqësueset  nga Iniciativa  e grave jo-partiake të qytetit  të Berlinit  E.V.(UPFI)  znj. Bergit Hartings /Anëtarë e Bordit  dhe znj. Carola von Braun Zëdhënese .

Grupi Punues  u takua dhe me  znj. Mara Kuhl  shkencëtare  dhe këshilltare  për administrate  dhe politikë për  te diskutuar  rreth  strategjisë  politike  për buxhetin  e përgjegjshëm gjinore  ,  sfidat ne zhvillimin dhe zbatimin  e procesit ej.

Me 16.11.2017 delegacioni i Republikes së Kosovës  u takuan  me  znj. Kristine Rabe /ish zyrëtaretre e zyrës për Mundësi të Barabarta  në Distriktibn  Charlottenburg – Wilmersdorf të Berlinit ,në fund të ditës delegacioni  u takuan  edhe me anëtaren e Parlamentit Gjerman znj.Ekin Deligoz e Grupit parlamentar i të Gjelberve /Aleanca 90.

Ky delegacion patën rastin të takohen dhe me përfaqësues të Administratës së Senatit  për Financa  zt. Torsten Puhst, shefe  e Departamentit  departamenti i II –Politika Fiskale  dhe Buxheti  më  te cilën diskutuan  rreth informacionit  i përgjithshëm  mbi buxhetimin  ne Berlin , duke  marre parasysh  aspektijn  gjinor .