Përfaqësuse nga Instucionet e Republikës së Kosovë të kryesuar nga ABGJ ishin në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë-Berlin
Agjencia për Barazi Gjinore bazuar në planin e punës për vitin 2017 dhe prioriteteve të parapara për ngritje të kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e njohurive dhe informatave, në bashkëpunim me GIZ-in ka organizuar udhëtim/vizitën studimor – vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë/Berlin.Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e metodologjisë së punës për hartimin e koncept dokumentit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe mënyrat e bashkëpunimit me akteret kryesor.
Me datë 14.11.2017 Delegacioni i Republikës se Kosovës i përbër nga 15 anëtar të grupit punues ,në mesin e tyre : Zyrtarët e ABGJ-së , Ministria e Financave , ZKM, SKQ/ZKM anëtarë të grupit punues për hartimin e koncept dokumentit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinore, janë takuar Gabriele Kamper /Udhëheqëse e Zyrës për Barazi Gjinore me të cilën diskutuan lidhur me informacionet e përgjithshëme mbi Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinorë .
Me datë 15.11.2017 pjesëmarrësit e grupit punues u takuan me përfaqësueset nga Iniciativa e grave jo-partiake të qytetit të Berlinit E.V.(UPFI) znj. Bergit Hartings /Anëtarë e Bordit dhe znj. Carola von Braun Zëdhënese .
Grupi Punues u takua dhe me znj. Mara Kuhl shkencëtare dhe këshilltare për administrate dhe politikë për te diskutuar rreth strategjisë politike për buxhetine përgjegjshëm gjinore, sfidat ne zhvillimin dhe zbatimin e procesit ej.
Me 16.11.2017 delegacioni i Republikes së Kosovës u takuan me znj. Kristine Rabe /ish zyrëtaretre e zyrës për Mundësi të Barabarta në Distriktibn Charlottenburg – Wilmersdorf të Berlinit ,në fund të ditës delegacioni u takuan me anëtaren e Parlamentit Gjerman znj.Ekin Deligoz e Grupit Parlamentar i të Gjelberve /Aleanca 90.
Ky delegacion patën rastin të takohen dhe me përfaqësues të Administratës së Senatit për Financa zt. Torsten Puhst, Shefe e Departamentit Departamenti i II –Politika Fiskale dhe Buxheti më te cilën diskutuan rreth informacionit të përgjithshëm mbi buxhetimin në Berlin,duke marre parasysh aspektin gjinor .