KE e ABGJ-së Edi Gusia mori pjesë në debatin lidhur me “Pjesëmarrja politike e grave në Kosovë”

January 30, 2018

Ky debat u organizua nga UN Women në Kosovë dhe u realizua me qëllimi që të prezentohen përvojat me kandidatet femra të cilat ishin pjesëmarrse aktive në  zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017. 

Në cilësin e panelistës mori pjese dhe KE e  ABGJ-së,  Edi Gusia e cila theksoi se "korniza ligjore në Kosovë mbështetë qëllimin përfundimtar të ndryshimit të qëndrimeve ndaj grave dhe mendësisë në përgjithësi  deri në atë pikë ku kuotat dhe masat e tjera afirmative nuk do të jenë më të domosdoshme.Situata na tregon se ka zbrazëtira te theksuara ne zbatimin e akteve juridike vendore dhe ndërkombëtare dhe vetëm me përmbushjen  dhe zbatimin e tyre do te sigurohej zhbërja e normave the traditave qe mbajnë gratë larg nga vendimmarrja dhe nga zbatimi i plote i agjendës së barazisë gjinore dhe sigurojnë respektimin e dinjitetit te grave dhe vajzave. Andaj ne procesin e reformës  zgjedhore në Kosovë rëndësi e veçantë duhet kushtuar harmonizimit te Ligjit per Zgjedhjet me Ligjin për Barazi Gjinore për përfaqësim prej 50% per secilën gjini me fokus masën afirmative e cila duhet të vazhdoj të jetë fuqi” vuri theksin Znj.Gusia .

Ky debat provoj të identifikoj faktorët kyq që mundësojnë ose pengojnë pjesëmarrjen e gruas në politikë. Pjesëmarrësit diskutuan lidhur me të arriturat dhe sfidat e pjesëmarrjes politike të gruas në Kosovë.
Gjithashtu u  diskutua  mbi qasjen e kandidateve femra në burimet dhe media, gjithashtu mbi  mbështetjen  që marrin nga partitë politike gjatë fushatës.Derisa në debat u analizua rezistenca kulturore ndaj pjesëmarrjes së gruas, duke përfshirë edhe diskriminimin gjinor dhe stereotipet përbrenda diskrusit publik dhe medias.
Në fund u dhanë  rekomandime se si të kalohen barrierat për një pjesëmarrje më të madhe të  gruas në politikë.