KE e ABGJ-së Edi Gusia mori pjesë në debatin lidhur me “Pjesëmarrja politike e grave në Kosovë”
Ky debat u organizua nga UN WOMEN në Kosovë dhe u realizua me qëllimi që të prezentohen përvojat me kandidatet femra të cilat ishin pjesëmarrse aktive në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017.
Në cilësin e panelistës mori pjese dhe KE e ABGJ-së, Edi Gusia e cila theksoi se "Korniza Ligjore në Kosovë mbështetë qëllimin përfundimtar të ndryshimit të qëndrimeve ndaj grave dhe mendësisë në përgjithësi deri në atë pikë ku Kuotat dhe masat e tjera afirmative nuk do të jenë më të domosdoshme.Situata na tregon se ka zbrazëtira te theksuara në zbatimin e akteve juridike vendore dhe ndërkombëtare dhe vetëm me përmbushjen dhe zbatimin e tyre do të sigurohej zhbërja e normave dhe traditave që mbajnë gratë larg nga vendimmarrja dhe nga zbatimi i plotë i agjendës së barazisë gjinore dhe sigurojnë respektimin e dinjitetit te grave dhe vajzave. Andaj në procesin e reformës zgjedhore në Kosovë rëndësi e veçantë duhet kushtuar harmonizimit te Ligjit per Zgjedhjet me Ligjin për Barazi Gjinore për përfaqësim prej 50% për secilën Gjini me fokus masën afirmative e cila duhet të vazhdoj të jetë fuqi” vuri theksin Znj.Gusia .
Ky debat provoj të identifikoj faktorët kyq që mundësojnë ose pengojnë pjesëmarrjen e gruas në politikë. Pjesëmarrsit diskutuan lidhur me të arriturat dhe sfidat e pjesëmarrjes politike të gruas në Kosovë.
Gjithashtu u diskutua mbi qasjen e kandidateve femra në media si dhe mbështjetja që marrin nga partitë politike gjatë fushatës u analizua rezistenca kulturore ndaj pjesëmarrjes së gruas, duke përfshirë edhe diskriminimin gjinor dhe stereotipet përbrenda diskrusit publik dhe medias.
Në fund u dhanë rekomandime se si të kalohen barrierat për një pjesëmarrje më të madhe të gruas në politikë.