ABGJ ka mbajtur punëtorin në Mitrovice për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve
.jpg)
Agjencia për Barazi Gjinore me qëllim të promovimit të Udhëzimi Administrativ QRK-nr.08/2018 per masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve ka organizuar punëtori në Komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me Zyrtarën për Barazi Gjinore . Kjo punëtori është mbajtur me dt:05/09/2018 në Mitrovicë dhe kishte qëllim prezantimin e Udhëzmit Administrativ dhe të Drejtës Trashigimore në Kosovë për të punësuarit - Zyrtar nga Komuna e Mitrovicës , Zveqanit , Mitrovica e Veriut .
Prezantimin e mbajti Z. Naser Ajeti, Zyrtar i Lartë për Legjislacion në Agjencinë për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Refiqe Murtezi /zyrtare për Legjislacion.