ABGJ në bashkëpunim me MSH kanë mbajtur trajnim në Mitrovicë për Ligjin për Mbrojtje nga dhuna në familje dhe Procedurat Standarde te Veprimit me fokus tek punëtorët shëndetësor

November 08, 2018

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë me datë 07.11.2018 në Mitrovicë kanë mbajtur  trajnimin orientues  me temën Ligji  për Mbrojtje nga  Dhuna në Familje  dhe Procedurat Standarde te Veprimit  fokusi tek punëtorët shëndetësorë.

Në këtë punëtori  është diskutuar për  dhunën në familje në Kosove në fokus të veçante  Procedurat  Standarde te Veprimit  si dhe  zbatimi i tyre  nga ana e punëtorëve shëndetësorë, mjek/e, infermierë/e . Mënyrat e identifikimit të rasteve nga ana e punëtorëve shëndetësorë, përgjegjësia e tyre e raportimit, obligimi për plotësimin e formularit te PSV-ve nga ana e stafit shëndetësorë .

Trajnimi u organizua si bashkëpunim i ABGJ me MSH derisa  prezent në trajnimi ishin përfaqësues të këtyre dy institucioneve. Trajnimin e ndoqën punëtorët shëndetësorë, mjek specialistë,  , infermier  të regjionit të Mitrovicës.