Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit ka bashkë-organizuar ngjarjen ““Vajzat në inovacion për ndryshim”

March 08, 2019

March 08, 2019

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit në bashkëpunim me IPKO Foundation  me UN Women, UNKT  dhe UNICEF, shënojnë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me ngjarjen “Vajzat në inovacion për ndryshim”.

Kjo ngjarje kishte si qëllimi të mbledhë vajza nga klasat 6 dhe 9 nga 10  Komunua të ndryshme të Kosovës  për të marrë pjesë në një aktivitet një ditor të mbushur me punëtori kreative dhe fjalime frymëzuese në lidhje me teknologjinë .

Me këtë rast me një fjalë këtë aktivitet e përshëndeti dhe  Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia  duke theksuar" se ne jemi mbledhur sot të shënojmë 8 marsin ne 108 vjetorin e shënimit të kësaj date, që për disa nga ju mund të ju duket një histori e largët, dhe fatmirësisht për gjeneratat e juaja është shumë e largët, mirëpo jo aq sa ta tejkalojmë pa e ditur pse shënohet, dhe se a ka ende nevoje të shënohet ?

8 Marsi nuk është datë festimi vetëm me lule, por është datë rikujtimi, dhe vlerësimi të sakrificës  dhe punës  së të gjitha atyre  grave aktiviste në mbare botën,  që në 108 vitet e fundit kontribuuan me aktivizmin e tyre për të drejtat që i gëzojmë sot ne si gra dhe vajza, që historikisht gratë dhe vajzat e botës nuk i kanë gëzuar,  dhe që në shume vende të botës ende nuk i gëzojnë.

Liria e gruas është fituar atëherë kur ju njoh e drejta e votës dhe e drejta e punës, dhe takimi i sotëm ka per qëllim që të ju inkurajoj në orientimin tuaj të ardhshëm si profesioniste, shkencëtare, inovatore. 

Jam tej mase e kënaqur që mund ti drejtohem një audience si ju, sepse rëndom fjalimet për promovimin e të drejtave gjinore i zhvillojmë me audience që është bashkëmoshatarë me ne organizatoret, dhe nuk kam shpeshherë mundësi qe ti drejtohem drejperdrejte ‘ shpresës dhe te ardhmes ‘  se vendit tonë, dhe ju jeni shpresa dhe e ardhmja e Kosovës.  

Duke ndjekur ëndrrat e jaja , për profesionet që do ti zhvilloni në të ardhmen, ju kontribuoni në të ardhmen e vendit tonë.  Ne përpjekje për të realizu ëndrrat e juaja ju realizoni të drejtat e juaja,  dhe të drejtat dhe liritë  nuk janë të mirëqena për to duhet të punohet në vazhdimësi me seriozitet, përkushtim dhe pasion.  Dhe kur flasim për punën, përkushtimin dhe pasionin , shkenca ndërtohet në këto parime, dhe këto parime duhet të ju udhëheqin në përzgjedhje të profesioneve tuaja te ardhshme .

Shkollimi, edukimi, punësimi krijon individ të lire dhe progresiv , dhe kjo  do t'ju  mbajë  ju vajza  në  hap me trendet zhvillimore,  jetë të shëndetshme, dhe ardhmëri të lirë larg situatave të dhunës dhe keqpërdorimit . Andaj,  vëmendje parësore duhet kushtuar edukimit cilësorë dhe vlerave që promovojmë, vlerave edukative, kulturore, sociale,  dhe kjo nuk varët vetëm nga programet shkollore, programet për fuqizim ekonomik, por ka faktorë të shumtë që ndërlidhen dhe ndikojnë, dhe mediat janë një nga faktorët kyç ( sidomos duke ditur rëndësinë që ato luajnë në jetën e të rinjve)  përmes stereotipeve që krijojnë, dhe boshllëqeve që reflektojnë nëse nuk e promovojnë barazinë gjinore, diversitetin, dhe nëse kanë qasje diskriminuese, si dhe duke promovuar modele, kushtimisht të them të gabuara “suksesi” tek vajzat e reja.  

Është koha të orientohemi për të krijuar një mendësi të re në kulturën tonë, duke ofruar më shumë hapësire për vlera, mundësi të barabarta, dhe duke përfshirë sa me shumë djem në procesin e edukimit për barazinë gjinore, dhe  njëkohësisht duke promovuar tek vajzat frymën garuese, dhe avancimin e bazuar ne vlera. Legjislacioni është hapi i parë i cili garanton trajtim  të barabartë, por konkurrimi i bazuar në vlera dhe kualitete duke motivuar vajzat e reja të jenë më aktive dhe të marrin pjesë me intensitet më të lartë në shkencë dhe procese zhvillimore të shoqërisë është synimi ynë i përbashkët. 

Uroj qe takimi i sotëm të jetë frymëzues ,të punoni për ëndrrat e juaja, dhe ta përqafoni shkencën , sepse shkenca është mjeti më i fuqishëm që ndër shekuj sfidoj mentalitetin dhe pa barazinë, theksoi në fjalën e saj Znj.Gusia . 

Ky aktivitet u realizua me mbështetje financiare nga SIDA .