ABGJ në partneritet me UN-Women organizuan trajnimin dy ditor për anëtarët e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues në Kosovë

April 17, 2019

Sot ka përfunduar me sukses trajnimin dy ditor i cili u mbajtë me 16,17 Prill 2019 , të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në partneritet me UN-Women për anëtarët e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues në Kosovë.Kjo iniciativë erdhi pas mbështetjes së ofruar nga UN Women, drejt krijimit të Shoqatës në fund të vitit 2018, ku menjëhr u  identifikua si nevojë ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të saj në fushën e legjislacionit që rregullon çështjet gjinore dhe jo diskriminuese.

Si rezultat, pesëdhjetë anëtarë të Shoqatës u mblodhën në Durrës, Shqipëri për të marrë trajnim intensiv mbi standardet dhe legjislacionin e njohur ndërkombëtar që ka të bëjë me  çështjet gjinore, mosdiskriminimin dhe drejtësinë sociale. Trajnimi është mbajtur nga Shefja e Divizionit të Legjislacionit e ABGJ-së, znj. Leonora Selmanaj e cila  përshkroi në thellësi kuadrin ligjor të mësipërm, duke përfshirë parimet e barazisë gjinore, pronat e grave dhe të drejtat e trashëgimisë, mbrojtjen nga dhuna në familje dhe mbrojtja nga diskriminimi. Çdo sesion u ilustrua me shembuj praktikë të rastit që krijonin një debat të gjallë midis pjesëmarrësve. Në dritën e kësaj, Shefja  e Shoqatës, znj. Zyrafete Imeraj deklaroi se "si një entitet i ri në Shërbimin Korrektues të Kosovës synon të forcojë pozitën e grave në shërbim, njohuritë e fituara gjatë këtyre dy ditëve do të ndihmojnë me siguri ne në zbatimin e këtyre normave dhe standardeve në punën dhe shërbimet e tyre ".

Ky trajnim u organizua si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Policisë, Drejtësisë dhe Korrigjimeve në Kosovë të financuara nga UNMIK-u.