Mblidhet në Tiranë Forumi Rajonal për Konventën e Stambollit

October 09, 2019
Me ftesë të UN WOMEN, Agjencia për Barazi Gjinore po merr pjesë në forumin e dytë regjional "Promovimi dhe Implementimi i Konventes së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi".
Përfaqësuesit nga ABGJ prezantuan për të arriturat në drejtim të implememtimit të konventes së stambollit, legjislacionin dhe mekanizmat koordinues ne nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu u diskutuan sfidat dhe rekomandimet për të ardhmen në drejtim te zbatimi të kësaj Konvente.
Forumi Rajonal për Promovimin e Implementimit të Konventës së Stambollit në Ballkanin Perendimor dhe Turqi do të zhvillojë punimet nga data 9-10 Tetor në Tiranë, me qëllim ndarjen e praktikave më të mira dhe sigurimin e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të përmbushur rekomandimet e Grevios, për një përgjigje të integruar për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe zbutjen e pabarazisë gjinore në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.