Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar punëtori për përgatitjen e planit vjetor të integruar të punës për Zyrtar/e për Barazi Gjinore, të mbajtur në Tiranë, Shqipëri

October 28, 2019

Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar punëtori për përgatitjen e planit vjetor të integruar të punës për Zyrtar/e për Barazi Gjinore

Punëtoria po mbahet në kuader të zbatimit te planit të punës, Projekti “Fuqizimi i Agjencisë për Barazi Gjinore dhe mekanizmave institucionalë për barazi gjinore në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria Suedeze – Sida, që drejtohet nga Konsorciumi Niras & CPM International.

Qëllimi i projektit është fuqizimi i kapaciteteve institucionale të ABGJ-së dhe i mekanizmave kombëtarë të barazisë gjinore për të përmbushur mandatin e tyre në mënyrë efektive dhe efikase për integrimin e axhendës së barazisë gjinore në të gjitha kornizat e politikave dhe sistemeve të Kosovës. Prandaj, trajnimi do të shtjelloj zbatimin e Udhëzuesit mbi Sistemin e Integruar të planifikimit vjetor për Mekanizmat Gjinor në Kosovë.

Ndryshe, Udhëzuesi jep një pasqyrë gjithëpërfshirëse të përgjegjësive dhe roleve pozicionuese të Zyrtarëve të Barazisë Gjinore, si dhe menaxherët dhe zyrtarët e tjerë që janë pjesë e institucioneve për barazi gjinore dhe subjektet tjera qendrore të financuara nga publiku. Fokus i veçantë i kushtohet bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional, si mjet për të arritur shpërndarjen efektive të detyrave dhe përgjegjësive.

Punëtoria me ZBGJ në nivel qendror mbahet nga data 28-29 tetor, ndërsa me ZBGJ ne nivel lokal nga data 31 tetor deri 01 nëntor  dhe është duke u realizuar me mbështetje financiare të Agjencisë për Barazi Gjinore.