Me ftesë të Zyrtarës për Barazi Gjinore të Komunës së Malishvës, dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore/ZKM u mbajt sot trajnimi për Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

July 15, 2022

Në takim ishin prezent policia e Kosovës dhe anëtarë e mekanizmit koordinues kundër dhunës në Familje, ku shefja e Divizionit për Legjislacion Leonora Selmani prezantoj para te pranishmëve obigimet qe dalin nga PSV, ndërsa Vera Bytyçi nga Zyra për Barazi Gjinore i njoftoi të pranishmit me punën rreth hartimit të Strategjisë kundër dhunës në familje të cilën e ka miratuar Kuvendi i Komunës së Malishevës. Kurse nga kabineti i kryetarit foli, Rexhep Mazreku, i cili tha se ne si institucione komunale do ta mbështesim implementimin e kësaj strategji e cila ndihmon në trajtimin e atyre të cilët mund të jenë viktima të dhunës.