ABGJ ka hapur fushatën 16 Ditëve të Aktivizimit me Raportin Final për Zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325
Me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministri ka shënuar hapjen e kësaj fushate me prezantimin e Raportit Final për Zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325.
Znj. Edi Gusia u.d. e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, pasi uroj mireseardhjen pjesëmarrësve theksoj se “Agjencia për Barazi Gjinore në hapjen e fushatës për 16 ditë të aktvizimit prezentoj raportin e Planit të Veprimit të rezolutes 1325 të Kombeve të Bashkuara, i cili është aprovuar nga Qeveria e Republikes së Kosoves në vitin 2014 ,i cili raport përfshin vlersimin e dytë që i bëhet planit të veprimit, njherit kjo tregon edhe përkushtimin e Qeveris së Republikes se Kosovës për të sigurar jetë të qetë për të gjitha gratë ”theksoji znj.Gusia .
Lidhur me zbatimin të shtyllës së tretë të Planit të veprimit 1325 përgjegjësitë obligimet MPMS foli Ministri Zt.Arban Abrashi , i cili theksoj se” barrën më të madhe sa i përket përgjegjesive dhe obligimeve të shtyllës se trete të zbatimit të Planit të Veprimit të Rezolutes 1325 e bart MPMS e veçmas pas bartjes se kompetencave nga Zyra e Kryeministrit tek MPMS sa i përket themelimit të komisionit për njohjen dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së UCK-së . Derisa theksoj se ” është aprovuar rregullorja për njohjen e statusit të viktimave të dhunës por se ka edhe akte tjera të cilat përfshihen ndihma të ndryshme edhe nga institucionet tjera . Duhet theskuar se edhe raporti i jujai cili do të prezentoher sot tregon se legjislacioni është i kompletuar .
Znj. Mexhide Mjeku Topalli- Anëtare e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione – theksoi se “pjesëmarrja e grave në partitë politike dhe vendim-marrje edhe pse është punuar shumë ka vende ende për përmiresime, ajo theksoj se ne si Komisionin për të Drejta të Njeriut e kemi monitoruar Ligjin për Barazi Gjinore dhe i kemi bërë disa rekomandimin të cilat janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe tash pritet që qeveria ti zbatoj dhe se beson se vitet në vazhdim do jene vite që pjesëmarrëja e femrave në vendim-marrje do jete edhe me e madhe se që ka qene deri tash”.
Znj. Flora Macula –Znj. UNWOMEN-ai theksoj se i "vjen mire që fushata 16 ditë të aktivizmit fillon me këtë aktivitet dhe se aktivietet e tille ndikojn që të punojmë drejt qendrimeve të përbashkëta për agjenden 2030 dhe se ky aktivitete dhe aktivitete tjera ndikojn për Barazin Gjinore Në fund znj.Flora Macula falenderoj ABGJ-në për Koordinimin e të gjitha punëve dhe e theksoj dhe njher se UN-WOMEN do të vazhdoj të përkrahë pa rezereve me çdo gjë që ka dhe atë në të gjitha fushat .
Znj Visare Gorani- Gashi (SIDA) foli në emër të amabsadorit të Suedis--- i cili përmes znjVisare Gorani-Gashi shprehu falenderimin për një organizimin të tille dhe njoftoj lidhur me programet të cilat janë duke u përkrahur në Kosove .“Qeveria Suades përgëzon ABGJ-në ,Instucionet Qeveritare dhe Shoqerin Civile që po kontribojnë në Barazin Gjinore”përfundojë fjalen Znj Gorani-Gashi .
Znj. Ardiana Gashi-në cilësin e Konsulentes bëri prezantimi e raportit final për zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1325” Gratë Paqja dhe Siguria”,i cili raport më së miri pasqyron përparimin, ngecjet në zbatimin e Planit te veprimit .
Në fund u shfaqe videoklipit i realizuar nga ABGJ- “Kundra dhunës ndaj Grave”