ABGJ ka organizuar punëtorinë e dytë për Hartimin e Koncept Dokumentit për Buxhetimin Gjinorë
Agjencia për Barazi Gjinore prej datës 02 -05 Maj në Republikën e Shqipërisë ,ka organizuar punëtorinë e dytë për hartimin e koncept dokumentit për Buxhetimin Gjinorë, krahas punëtorise grupi punues nën udhëheqjen e ABGJ-së dhe Ministrisë së Financave realizoi takime pune e me Institucionet e Republikës së Shqipëris .Qëllimi i këtyre takimeve pune ishte njohja me modelin e zbatuar nga institucionet e Republikës së Shqiprisë lidhur me Buxhetimin Gjinorë.
Përfaqësues të Republikes së Shqiprise prezantuan procesin, arritjet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen.Me këtë rast delegacioni është takuar me Ministren znj.Olta Xhaçka, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise ( MMSR) , znj Etleva Sheshi drejtore për Barazi Gjinore- MMSR, znj. Merita Gjafa MMSR, zt. Genti Opre MF-RSH, dhe znj Blerina Xhani e cila prezantoi Buxhetimin Gjinor të arriturat dhe sfidat në zbatimin e BPGJ në institucionet e RSH.Takim të veçantë me znj. Dr Rajmonda Duka – profesoreshë në Fakultetin Ekonomik- Konsulentë e UNWOMEN .
Grupi punues në përbërje ka: Përfaqësues të Agjencisë për Barazi Gjinore, Ministrisë se Financave, Zyrës Ligjore- ZKM, Sekretariatit Koordinues –ZKM, si dhe Zyrës për planifikim strategjik –ZKM .