Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit në kuadër të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit- Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, sot ka prezentuar te dhënat preliminare te dy hulumtimeve dhe  Raportin monitorues dhe vlerësues i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore  2020-2021

December 09, 2022

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit në përmbyllje të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit, Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe në zbatim të Ligjit për Barazi Gjinore neni 11, Agjencia për Barazi Gjinore në maj të 2020 ka hartuar Programin e Kosovës për Barazi Gjinore dhe sot janë prezantuar rezultatet e arritura, niveli i zbatimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore për periudhën 2020-2021.

Këto të dhëna janë mbledhur nga institucionet e RKS, shoqërisë civile, dhe partnerëve ndërkombëtar me të cilët punuam bashkërisht në arritjen e synimeve të vendosura në planin e veprimit të këtij programi.

Nga të dhënat te cilat u prezantuan sot nga Agjencia shihet se ka një progres prej 66% ne nivel të zbatimit të aktiviteteve të planit të veprimit te këtij programi. Të dhënat e monitorimit do ti shërbejnë Agjencisë për përplotësimin dhe në draftimin e Planit të ri të Veprimit të PKBGJ.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, ka prezantuar të dhënat dy vjeçare të raportit monitorues dhe vlerësues të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore. Ajo tha se Programi i Kosovës për Barazi Gjinore është i planifikuar në 3 shtylla. Fuqizimi ekonomik dhe mirëqenia sociale. Shtylla e dytë është zhvillimi njerëzor dhe e treta është të drejtat e grave qasja në drejtësi dhe siguri. Sa i përket shtyllës së parë niveli i realizimit të aktiviteteve është 69%. Tek shtylla e dytë në total është realizuar në nivel prej 67%. Tek shtylla e tretë 61%e aktiviteteve janë realizuar.

Sipas, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Programi i Kosovës për Barazi Gjinore është miratuar në maj 2020 në një periudhë pandemie. Përmes integrimit gjinor në këtë pako kemi mbështetur punësimin e grave nga të cilat kanë përfituar 3500 gra dhe 1400 biznese. Kemi mbështetur biznese që janë në pronësi të grave në vlerë subvencionimi afër gjysmë milion euro. Në bujqësi për vitin 2021 janë ndarë subvencione për 1325 gra përfituese për shtesa për fëmijë dhe mbi 23 mijë për lehonat.

Ndërkaq, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, ka thënë se përfaqësimi i grave ne shërbimin civil është shumë me i ulët, madje shifrat janë brengosëse. Në nivelin e lartë menaxherial gratë përbëjnë 19% të punësimit dhe vetëm 16% në nivelin e mesëm drejtues.

Ndërsa, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinis dhe Sportit Daulina Osmani vlerësoj punën e gjithë atyre qe punojnë në fuqizimin e vajzave dhe grave. Ato janë shtyllë kryesore për vlerat shoqërore.

Agjencia për Barazi Gjinore në zbatim të drejtpërdrejtë të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe Planit të Veprimit 2020-2024, respektivisht Objektivit strategjik 3: Avancimi i realizimit të të drejtave në vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi garantues i arritjes së barazisë gjinore, ka mbështetur realizimin e dy hulumtimeve “Roli i grave në pozita vendimmarrëse në sektorin publik dhe privat” i realizuar nga Instituti Riinvest si dhe “Stereotipat gjinore dhe barrierat që pengojnë qasjen e barabartë në sport”. I realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.