Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit , në përputhje me mandatin e saj, si dhe Programin e Kosovës për Barazi Gjinore, sot ka organizuar një takim me rastin e shënimit të 8 Marsit - Dita Ndërkombëtare e Grave

March 08, 2024

Dita Ndërkombëtare e Grave është një ditë e shënuar globalisht, e dedikuar për të njohur dhe për ta vlerësuar qëndrueshmërinë dhe  kontributet e grave në mbarë boten . Në këtë ditë, ne përqendrohemi në arritjet e tyre, por edhe në sfidat dhe luftën e tyre për drejtësi dhe barazi gjinore. Është një moment për të reflektuar mbi progresin e bërë dhe për të identifikuar hapat e nevojshëm për të siguruar vazhdimësinë e këtyre rezultateve pozitive .

Nën sloganin “Bashkë për Barazi”, ne bëjmë thirrje për solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave kudo në botë. Në  këtë takimin u diskutua për qasjen që nevojitet  në mënyrë që të rritet  ndikimit dhe forcimi i rolit të grave në proceset dhe agjendat e zhvillimit socio-ekonomik të vendit, pra synimi është një transformim shoqëror i qëndrueshëm dhe i barabartë, ku gratë kanë një rol aktiv dhe të përcaktueshëm.

Duke hapur takimin, ZV.Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, theksoj se shënimi i 8 Marsit na bashkon në një kauzë të përbashkët për të vlerësuar dhe kujtuar kontributin e të gjitha grave dhe vajzave që me punë,përkushtimin protesta,rezistencën paqësore dhe jo vetme aktivizëm, kontribuuan dhe kontribuojnë në ndërtimin e paqes, institucioneve dhe demokracisë dhe te ardhmes te këtij vendi .

Ajo theksoi se këtë vit, Republika e Kosovës shënon 20-vjetorin e ligjit të parë për barazi gjinore, i cili ndikoi duke e ndryshuar peizazhin social, ekonomik dhe kulturor të vendit tonë duke e përshpejtuar progresin si vete motoja globale e 8 Marsit .

Në 20-vjetorin e këtij ligji, ne shprehim një falënderim të thellë dhe mirënjohje ndaj veprës së të gjitha grave dhe vajzave kosovare që jetuan dhe po jetojnë ne kohë të rëndësishme duke e bere historinë dhe duke u bere pjesë e historisë.

Ata jo vetëm që kanë jetuar në kohë të rëndësishme dhe kanë bërë historinë, por kanë qenë pjesë e historisë sonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha. Përmes përpjekjeve të tyre të palodhura dhe angazhimit në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ato kanë kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke punuar me përkushtim edhe në rrethana të vështira dhe duke lënë gjurmë të pakrahasueshme në ekonominë formale dhe joformale.

Përveç kësaj, ato kanë qenë përfaqësuese aktive në skenën politike dhe publike, kanë shërbyer në administratën publike, kanë qenë pjesë e ndërmarrjeve dhe janë përpjekur pa pushim për të harmonizuar jetën profesionale me atë private.

 Përmes krijimit dhe kultivimit të vlerave të tolerancës, përfshirjes dhe qetësisë sociale, gratë dhe vajzat kosovare kanë kontribuar në një mjedis më të mirë shoqëror dhe kanë ndihmuar në ruajtjen dhe ndërtimin e paqes. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të përbashkët.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para të pranishmeve theksoj se synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë. Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë nga dita do sot . Ato e kanë fituar luftën politike, sepse tashmë s’ka dyshime se këto dyja mund të ecin vetëm bashkë. Ky është edhe shteti për të cilin punojmë çdo ditë. Demokratë po por edhe si  feminist gjithësesi .

Këtë e dëshmojmë edhe ne me politikat tona dhe me gatishmërinë tonë për t’i pasuruar ato çdo ditë. Kemi thënë edhe më parë dhe po e tregojmë në secilin dikaster se kemi ndërmarrë masat e përmirësimit dhe lehtësimit të jetës dhe përvojave të vajzave dhe grave. Me shtesat, me bursat, me grantet, me vaksinat, me llogaritë bankare, me masat për punësim, me dënime për dhunuesit, me inkurajime për gratë, jemi duke ecur krahas kërkesave të kohës dhe të tyre.

Ndërsa, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënvizoi se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë në Republikën e Kosovës është mungesa e pavarësisë ekonomike të tyre. Gjatë vizitave në strehimore, kemi vërejtur se shumë vajza dhe gra që strehohen janë të papuna.

Pra, një nga problemet kryesore është mungesa e tyre e pavarësisë ekonomike, e cila i ka detyruar ato të durojnë dhunë sepse nuk kanë ku të shkojnë.Në dhjetor të vitit 2023, në kuadër të Ditëve të Aktivizimit, u lancuan masa për punësimin e viktimave të dhunës në familje. Gjithashtu, u njoftuam me hapat që duhet të ndërmarrin strehimoret dhe qendrat për punë sociale. Deri më tani, 10 gra kanë aplikuar për këtë masë dhe të gjitha janë në proces për të përfituar nga ky program.

Derisa takimi vazhdoj me panelin e parë ku pjesëmarrës ishin Jublilea Kabashi, Drejtoreshë e Qendrës për Strehim të Grave dhe Fëmijëve në Prizren, Hasime Tahiri, Drejtoreshë e OJQ Mundësia, Mirlinda Sada nga Medica në Gjakovë, ndërsa në panelin e dytë ishin Avni Zogiani, Zv. Ministër i Financave, Punës dhe Transferve, Greta Kamberi, Specialiste e rekrutimit në "Gjirafa", Ferdane Asllani, Drejtoreshë e Qendrave mësimore të Ballkanit "Sunflowers", dhe Agnesa Shipoli Nika, Drejtoreshë e kopshtit "NINA".